“Shqipëria dhe Kosova të mbushura me talent”, Rita ora ka një thirrje për Apple

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 14:58 | Showbiz
“Shqipëria dhe Kosova të mbushura me talent”, Rita ora ka

Rita Ora i është bashkuar nismës së ndërmarrë në ditët e fundit për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple.

Përmes një postimi në Instagram, ylli i muzikës ka bërë thirrje që kompania amerikane të shënjojë në hartë emrin e shtetit më të ri të Europës.

“Do të doja shumë që Apple të shpërndante ndërgjegjësim duke vendosur Kosovën ne hartën e saj. Shqipëria dhe Kosova janë të mbushura me aq shumë talent dhe jam shumë krenare për të gjitha gratë e talentuara, të mrekullueshme dhe të forta që përfaqësojnë trashëgiminë tonë”.

Një ditë më parë ishte Dua Lipa që duke postuar një foto të flamurit “Autochthonous” u bë pjesë e nismës. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CC3IQrdjs2h/

A2 CNN Livestream

Latest Videos