
Policia ka njoftuar arrestimin e dy personave, të cilët gjatë protestës së djeshme kundër “Ballkanit të hapur”, të thirrur nga Sali Berisha, kanë djegur 4 flamuj të Serbisë.
Në pranga kanë rënë 41-vjeçari me inicialet A.C., dhe 56-vjeçari me inicialet B.B.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës. (A2 Televizion)