Shqipëria firmos me SHBA marrëveshjen për gazin e lëngshëm natyror në Vlorë

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 17:55 | Politikë
Shqipëria firmos me SHBA marrëveshjen për gazin e

Shqipëria nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimin me SHBA-në për të futur në vend gazin e lëngshëm natyral (LNG) nga Amerika.

Sipas kësaj marrëveshje në TEC-in e Vlorës do të ndërtohet një terminal i ri gazifikimi dhe shpërndarje e gazit të lëndshëm natyral ndërkohë që vetë qyteti bregdetar shndërrohet në HUB rajonal për gazin e lëngshëm.

Përfaqësuesi i kompanisë amerikane theksoi se ky është një gur kilometrik për të gjitha palët dhe që do ta shndërrojë jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin.

“Do të shndërrojë të gjithë peisazhin energjetik të Shqipërisë, është projekt kompleks, ka një shkallë të madhe, do të çojë në termocentralin e Vlorës dhe në tregjet rajonale. Jemi shpresëplotë që projektido të shfrytëzojë linjat ekzistuese me Kosovën. Ne kemi përzgjedhur një partner të aftë që ka mundësuar 13 terminale energjetike dhe ne jemi ekip i jashtëzakonshëm për këtë projekt dhe roli kyç është furnizimi me energji në tregun shqiptar dhe në këtë drejtim jemi liderë evropianë me gjurmë të rëndësishme në botë. Jemi pjesëmarrës në 13 projekte më të mëdha globale përfshirë Katarin. Ne kemi zhvilluar edhe projekte off shore në Itali e Mbretëri e Bashkuar. Jemi transportues efektivë të energjisë. Kemi një kapacitet prej 70 mln të gazit natyror dhe furnizojmë me kosto të ulët për të përmbushur kërkesën globale. Kemi bazë në Afrikë e Lindjen e Mesme dhe do ofrojmë kapacitet të furnizimit me energji të Shqipërisë. Mund të përballemi me çdo sfidë. Zhvillimi i infrastrukturës do ta mbështesë vendin të gjenerojë energji elektrike duke shfrytëzuar burimet hidrike. Shpresoj që Shqipëria të jetë portali për rajonin. Kjo marrëdhënie tripalëshe do japë zgjidhje të qëndrueshme për Shqipërinë dhe rajonin. Keni mbështetjen tonë”.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë një zhvillim fantastik për Energjetikën Shqiptare dhe një sukses domethënës për marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. Sipas tij ky është porjekti i dytë madhor pas Skavicës.

“Ky është projekti i dytë madhor i nënshkruar muajt e fundit pas atij për ndërtimine hidrocentralit të skavicës. Nënshkrim i marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Shqipërisë e SHBA, përmes Ministrisë së Infrastruktuës e Energjisë dhe Exxon Mobil & Excelerate Energy, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në Shqipëri. Një projekt i cili përfshin konvertimin e TEC-it të Vlorës me LNG, ndërtimin e një terminali të ri gazifikimi dhe shpërndarjen e LNG, duke e shndërruar Vlorën në një HUB rajonal për gazin e lëngshëm”.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos