Pranë selisë së Frymës së re Demokratike janë mbledhur disa dhjetëra aktivistë të LSI-së, ku mes tyre spikat edhe djali i presidentit Ilir Meta.
Kjo situatë mund të sjellë zhvillime të mëtejshme, ndërsa kujtojmë se më herët kreu i shtetit u përplas me forcat e policisë bashkiake në zyrat e Frymës së Re Demokratike.
Ngjarja ndodhi pasi bashkia i kërkoi FRD-së të lirojë zyrat, ndërkohë që presidenti e cilësoi këtë rast përpjekje për të prekur votën e qytetarëve. (A2 Televizion)