
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka publikuar në Tëitter deklaratën e ministres Xhaçka ku u shpreh se Shqipëria është e gatshme për të tërhequr trupat nga Afganistani, ashtu siç njoftoi dhe presidenti Biden.
Diplomatja Kim falënderoi gjithashtu kontributin e Shqipërisë si anëtare e NATO në Afganistan.
“Ne shkuam në Afganistan bashkë, qëndruam dhe luftuam bashkë dhe tani po përgatitemi të largohemi. SHBA do t’i jetë përherë mirënjohëse Shqipërisë për sakrificat e bëra si aleate në NATO”, shkruan ambasadorja. (A2 Televizion)