Sulmet ndaj Elisabeta Imerajt, KLP ende pa një qëndrim, shtyhet vendimi

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 17:14 | Aktualitet
Sulmet ndaj Elisabeta Imerajt, KLP ende pa një qëndrim, shtyhet

Në mbledhjen e kësah të mërkure, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mori vendimin të shtyjë vendimmarrjen për mbajtjen e një qëndrimi në lidhje me sulmet publike ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imerajt.

“Me shtatë vota pro dhe katër kundër ( z. Alfred Balla, znj. Esmeralda Keshi, znj. Nurihan Seiti dhe z. Vatë Staka ), Këshilli  vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për mbajtjen e një qëndrimi publik, në mbledhjen plenare të radhës, për arsye proceduriale, të cilat lidhen kryesisht me administrimin nga ana e anëtareve të një peticioni të nënshkruar nga 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, në mbështetje të kërkesës së Drejtueses Imeraj”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos