Rama publikon pamje nga Rruga e Arbrit: Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

Nga A2 CNN
14 Prill 2021, 10:49 | Aktualitet
Rama publikon pamje nga Rruga e Arbrit: Edhe pak dhe ëndrra

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Facebook, me pamje nga rruga e Arbrit. Ai do të zhvillojë sot në Dibër takime elektorale dhe është duke udhëtuar përmes Rrugës së Arbrit.

Ai shkruan se edhe pak ngelen nga koha kur kjo ëndërr 100-vjeçare të bëhet realitet, ndërkohë që në video shihet tuneli i këtij aksi rrugor që ende është në ndërtim e sipër.

“Për Dibër nga Rruga e Arbrit. Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet”, shkruan Rama.

Pak ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e ftuar në Absolut 4, theksoi se për rrugën e Arbrit do të punohet edhe 18 muajt e ardhshëm.

Ministrja u shpreh se i vetmi problem në punime është vetëm tuneli i Murrizit, pasi është hasur në ujë, ndërsa pjesa tjetër është e aksesueshme edhe pse nuk është e hapur zyrtarisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos