Shqipëria në karantinë, Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit: Izolimi ka funksionuar

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 09:42 | Aktualitet
Shqipëria në karantinë, Nënkryetari i Bashkisë së

Nga 174 persona të prekur me koronavirus në të gjithë vendin, 10 të prekur janë në qytetin e Durrësit.

Në një lidhje me “Skype” në “Dita jonë”, Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, foli për situatën nga pandemia në qytetin bregdetar.

Tahiri u shpreh se është bërë një punë mjaft e mirë me personat, të cilët kanë ardhur nga Italia që prej kohës kur në shtetin fqinj shpërtheu koronavirusi. Ai thekson se pritej që numri i të prekurve të ishte më i lartë, duke qenë se janë kthyer me mijëra qytetarë nga Italia. Për këtë, Tahiri falënderon personat që janë kthyer nga vendi fqinj dhe kanë zbatuar karantinën.

“Në qytetin tonë u priste një numër shumë herë më i lartë që do të dilnin pozitivë, por izolimi është bërë si duhet”, tha Tahiri.  

Më tej, ai bëri të ditur edhe masat e marra nga bashkia e Durrësit. “Situata është serioze dhe po kështu kanë qenë edhe masat tona. Kemi marrë masat edhe në tregje që të mos ketë mbipopullim. Janë dezinfektuar hapësirat publike, institucionet, çdo ditë. Nga ana tjetër kemi edhe sensibilizimin e qytetarëve, të cilëve u bëhet thirrje që të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre. Kemi shumë familje në zonat rurale që jetojnë në çadra, pasi nuk kanë pranuar të jetojnë në banesa me qira pas tërmetit dhe këto familje kanë qenë të parat që janë ndihmuar nga bashkia”, tha Tahiri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos