Që prej orës 06:00 të ditës së sotme, deri të dielën në mesnatë, qarkullimi i automjeteve të transportit urban, por edhe ato private është i ndaluar në Tiranë, Durrës dhe 6 qarqe të tjera, si masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Tirana e zbrazur Durrësi i boshatisur Elbasan Shkodër Korçë
Qarkullimi në këto territore do të jetë i hapur vetëm për ambulancat dhe automjetet për personelin shëndetësor, farmacitë, furnizimin me ushqime, medikamente, kateringu, postare, zjarrfikës, funeral.
Zbatimi i këtyre masave ka bërë që mëngjesin e sotëm kryeqyteti, por edhe qytete të tjera në vend të jenë totalisht të boshatisura nga makinat, duke krijuar një situatë të çuditshme, por të domosdoshme për të luftuar virusin. (A2 Televizion)