Shqipëria në valën “Omicron”, piku i infektimeve nuk është arritur. Shtohen shtrimet në spitale

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 14:40 | Aktualitet
Shqipëria në valën “Omicron”, piku i infektimeve nuk

Shqipëria ende nuk ka arritur pikun e infektimeve nga vala “Omicron”. Ekspertët presin rritje të rasteve në ditët në vijim, ndërsa theksojnë se kjo valë është më e shkurtër sesa ato që kemi kaluar nga fillimi i pandemisë.

Edhe për Urgjencën Kombëtare kjo periudhë e pandemisë është e pazakontë sa i përket numrit të thirrjeve dhe vizitave në banesë. Doktor Skënder Brataj thotë se këtë periudhë numri i të infektuarve është disa herë më i lartë sesa shifrat zyrtare. Kreu i Urgjencës bën thirjre për kujdes dhe izolim.

Këtë periudhë janë rritur urgjencat drejt spitaleve Covid, 41 pacientë të shtruar vetëm 24 orët e fundit. Megjithatë, mjekët po konstatojnë se edhe koha e qëndrimit në pavijon është më e shkurtër.

Kreu i Urgjencës thekson se më lehtë po e kalojnë këtë variant ata që janë të vaksinuar.

Sipas ekspertëve, infektimit nga Omicron vështirë se mund t’i shpëtojë njeri. Për ta kaluar lehtë dhe pa komplikacione, ata i bëjnë thirrje popullatës së pavaksinur për të marrë dozat anti-Covid.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos