E shtyjnë në shina, gruaja shpëton mrekullisht

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 09:24 | Aktualitet

Një incident i frikshëm në një stacion metroje në Bruksel, ka çuar në arrestimin e një burri, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë nga prokurorët.

Ngjarja është regjistruar të premten e kaluar, kur siç shihet nga video burri e shtyn gruan në shinat e trenit vetëm pak sekonda se aty të kalonte treni. Fatmirësisht, makinisti arrin ta ndalojë trenin në kohë dhe gruaja i shpëton vdekjes për pak centimetra.

Sipas prokurorisë, shërbimet shëndetësore ndihmuan si gruan e rrëzuar, ashtu edhe makinistin, i cili e ndaloi trenin vetëm duke ngritur frenat e emergjencës.

Prokuroria tha se i arrestuari u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap vetëm pak minuta më vonë në rrugët e Brukselit. Pasi u mor në pyetje ai u la në burg. Por ende nuk është zbuluar zyrtarisht cilat ishin arsyet që e çuan të kryente veprimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos