
Vijon moti i kthjellët me vranësira kalimtare deri pasdite kur reshjet e para fillojnë në veri dhe pjesërisht në qendër, ndërsa vetëm në mbrëmje, reshjet e pakta shfaqen edhe në skajin jugor.
Temperaturat janë rritur lehtë në mëngjes, por nuk ndryshojnë vlerat e mesditës; dy vlerat ditore në rang vendi luhaten nga -4°C në 13°C.
Era do të fryjë deri mesatare me drejtim jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në bregdet ngjitet në 3 ballë. (A2 Televizion)