Shqipëria nën sulm kibernetik, faqet qeveritare vazhdojnë të jenë jashtë shërbimit

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 10:22 | Aktualitet
Shqipëria nën sulm kibernetik, faqet qeveritare

Prej mesditë së të dielës, të gjitha faqet qeveritare, përfshirë platformën e-Albania kanë dalë përkohësisht jashtë shërbimit. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit si fillim dhe Kryeministria më pas njoftuan se bëhet fjalë për një sulm kibernetik nga jashtë vendit.

https://a2news.com/2022/07/18/sulmi-kibernetik-ne-e-albania-mepj-nderpret-sherbimet-konsullore-online/

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Shqipëria nuk ka qenë kurrë më parë nën një sulm kibernetik të këtyre përmasave.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit po punon ndërkohë me Microsof dhe kompaninë amerikane të kontraktuar pak muaj më parë, Jones Group International, për të zgjidhur situatën e për të parandaluar rrjedhjen e të dhënave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos