Alarm te PSG, Messi mund të mungojë kundër Bayern

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 11:57 | Futboll
Alarm te PSG, Messi mund të mungojë kundër Bayern

Alarm te Paris Saint Germain. Sikurse raporton e mirënjohura franceze “L’Equipe”, Leo Messi ka ndjerë një tërheqje të lehtë muskulore në pjesën e kofshës gjatë sfidës së Kupës së Francës kundër Marsejës, atje ku PSG u mposht dhe nuk arriti dot të kalonte në çerekfinale.

Si pasojë e këtij dëmtimi, parisienët i tremben faktit se “pleshti” nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë për supersfidën e Champions League, ndaj Bayern Munchen, ditën e martë.

As Neymar nuk ka qenë së fundmi në formën e tij më të mirë, megjithatë kampionët e Francës mbajnë gjallë optimizmin edhe prej rikuperimit të mirë që ka treguar ylli tjetër i skuadrës, Kylian Mbappe. Messi ndërkaq, po sipas mediave franceze, do të humbas sfidën e kampionatit, këtë të shtunë, kundër Monaco. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos