Shqipëria përfundon misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 19:44 | Aktualitet
Shqipëria përfundon misionin e kërkim-shpëtimit në

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria kanë përfunduar misionin e tyre në Turqi, ku dhanë ndihmën e tyre për nxjerrjen e personave të bllokuar nga tërmeti i 6 shkurtit.

Ekipet janë kthyer në Shqipëri pas 12 ditësh dhe kanë marrë mirënjohjen e kryeministrit Edi Rama.

“Krenari dhe respekt për 3 skuadrat e vajzave e djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Shëndetësor, të cilët përgjatë 11 ditëve e netëve u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti katastrofik në Turqi. Ata kthehen në atdhe, duke marrë me vete respektin e mirënjohjen e popullit turk, të mediave e të autoriteteve turke, që njëzëri e kanë vlerësuar Shqipërinë si vendi i vogël me zemër të madhe”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos