All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Pukë, ndotet lumi Fan i Madh, bashkia gjobit me 1 milion lek fabrikën e bakrit

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 13:26 | Aktualitet
All - Paragraf - 1

Gjatë ditëve të fundit lumi Fan i Madh në rrethin e Pukës ka pësuar ndotje mjedisore. Shkak për këtë është bërë derdhja e mbetjeve të një fabrike të bakrit.

Dëmet sipas specialistëve janë të shumta, teksa denoncimet e banorëve për ndotjen e shkaktuar kanë vënë në lëvizje dhe strukturat shtetërore.

Gjon Filipaj
All - Paragraf - 3

 “Është një katastrofë natyrore e pallogaritshme”, thotë Gjon Filipaj, drejtor i SHPMM në bashkinë Pukë.

Fabrika në fjalë është gjobitur me një vlerë prej 1 milionë lekësh të reja për ndotjen e shkaktuar. Ndërsa banorët e njësisë administrative Gjegjan, paralajmërojnë protestë nëse autoritetet nuk marrin masa për të frenuar ndotjen e mëtejshme të lumit Fan si dhe po përgatisin një kallëzim penal për autorët e ndotjes. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos