“Viktima e radhës mund të jesh ti”, qytetarët protestojnë e kërkojnë dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 22:09 | Aktualitet

“Viktima e radhës mund të jesh ti”, qytetarët

Dhjetëra qytetarë, ish-pacientë apo të afërm të personave të trajtuar në Spitalin Onkologjik protestuan sot për më shumë se një orë te Ministria e Shëndetësisë në Tiranë.

Nën sloganin paralajmërues “Viktima e radhës mund të jesh ti”, teksa ndanë eksperiencat e tyre ata kërkuan dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Kërkesa për dorëheqje vjen një ditë pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet ndaj disa mjekëve dhe punonjësve të spitalit të Onkologjisë, pasi dyshohen se ka krijuar një skemë abuzive duke transferuar pacientë nga spitali shtetëror në një klinikë private në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos