Zjarr në kodrat e Vainit në Karbunarë, digjen 5 ha me ullinj

Nga Çaku Tafa
26 Qershor 2024, 09:03 | Aktualitet

Zjarr në kodrat e Vainit në Karbunarë, digjen 5 ha me ullinj

Një zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit në kodrat e Vainit në Karbunarë të Lushnjes.

Zjarri ka përfshirë kodrat me ullinj, dru frutorë dhe shkurre. Në vendngjarje kanë shkuar dy zjarrfikëset e bashkisë Lushnje dhe efektivët e policisë.

Megjithë ndërhyrjen e banorëve të zonës efektivëve të sektorit zjarrfikës dhe të policisë nga flakët e zjarrit janë djegur rreth 5 hektarë ullinj dhe shkurre.

Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur për mungesë të rrugëve dhe terrenit të thyer kodrinor.

Me mjete rrethanore dhe pompat e shpinës është bërë e mundur izolimi i flakëve për të mos rrezikuar banesat.

Përgjegjësi i sektorit të zjarrfikëses Lushnje, Xhezmi Metushi u bën apel fermerëve të tregojnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre qoftë edhe për djegien e mbeturinave sepse me ligj është e ndaluar kategorikisht me vendim qeverie ndezja e zjarreve nga data 1 qershor e deri në 30 shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos