Koleksionuesit e veçantë të këmborëve nga Çamëria

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 15:13 | Aktualitet

Mes shumë koleksionuesve që ruajnë gjëra nga më të çuditshmet, janë edhe dy të rinj nga Fieri, të cilët prej kohësh koleksionojnë këmborët e bagëtive. Ersid Nuho dhe Aleksander Llaçaj, të dy me origjinë nga Çamëria, e kanë nisur këtë pasion të nxitur nga paraardhësit e tyre të cilët kur u zhvendosën me dhunë nga Çamëria, morën me vete edhe bagëtitë dhe natyrisht edhe këmborët e tyre.

Por vendosja e këmborëve të bagëtisë, nuk është një proces kaq mekanik. Sipas koleksionuesve, një bari i mirë krijonte një orkestër të vërtetë me këmborët që i vendoste tufës së tij të bagëtive.

Për ata që ja dinë vlerat, këmborët e vjetra janë të shtrenjta si ata teke ashtu edhe linjat që mund të jenë ruajtur.

Dhe natyrisht pasionin për këmborët përveç ruajtjes dhe koleksionimit dy të rinjtë përpiqen ta aplikojnë edhe tek tufat e bagëtive që kanë, duke u përpjekur të ruajnë edhe traditën e të parëve të tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos