
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit këtë të martë.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,4 i shkallës rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 6 kilometra në veriperëndim të Lushnjes.

Ka raportime se tërmeti është ndjerë jo vetëm në qytetin e Lushnjes, por edhe në Fier, Elbasan, e Tiranë e rrethina. (A2 Televizion)