Shkaqet kryesore të dëmtimit të urës te “Arrat e Gurrës” kanë qenë reshjet intensive të shiut, si dhe erozioni lumor dhe saturimi i tokës.
Ky ishte konstatimi i ardhur nga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozel, i cili beri publik vendimin për të ndërtuar një rrugë alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin, derisa të stabilizohet situata me rrëshqitjet. (A2 Televizion)