Në Tiranë u mbajt për dy ditë me radhë simpoziumi shkencor ndërkombëtar për marrëdhëniet shqiptaro-turke.
Në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, morën pjesë akademikë, ambasadorë dhe personalitete të rëndësishme të Shqipërisë dhe Turqisë.
Historiani Pëllumb Xhufi gjatë fjalës së tij tregoi për raportin që Ismail Qemali ngulmoi të krijonte me Turqinë, marrëdhënie të cilat u prishën më pas nga mbreti Ahmet Zogu,e më pas gjatë komunizmit nga Enver Hoxha.
Përveç shkëmbimeve ekonomike, bashkëpunimit ushtarak dhe politik, Shqipëria dhe Turqia kanë një marrëdhënie humanitare të ngushtë me njëra-tjetrën.
Turqia shihet nga të pranishmit në simpozium edhe si një ndihmesë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në garantimin e paqes dhe zhvillimit ekonomik. (A2 Televizion)