All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kisha e Shën Mëhillit, eshtrat dalin në sipërfaqe, banorët kërkojnë ndërhyrje

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 16:08 | Aktualitet
All - Paragraf - 1


Shirat e ditëve të fundit kanë bërë edhe me alarmante situatën në varrezat e kishës së Shën Mëhillit në Patos. Eshtrat e të fjeturve kanë dalë në sipërfaqe, një problematikë e evidentuar prej vitesh, por që nuk ka gjetur zgjidhje.

Prej kohesh varrezat që ndodhen në Kishën e Shën Mihillit në lagjen Dukas të Patosit janë dëmtuar për shkaqe te erozionit, çka ka bërë që qivurët dhe eshtrat e të fjeturve të dalin në sipërfaqe. Një pamje mjaft e rënde kjo sidomos për banorët që kanë shtëpitë e tyre aty pranë dhe që kërkojnë sa më parë ndërhyrjen e institucioneve. Ata thonë se kjo problematikë zgjat prej kohësh ndërsa ende nuk ka marrë një zgjidhje.

All - Paragraf - 3

Zgjatja në kohë e problemit lidhet edhe me faktin e kthimit të pronave te institucionet fetare pasi kisha e Shën Mëhillit pas ndalimit të besimit në vitin 1967 kaloi në pronë-shtet dhe prej atëherë u përdor për qëllime nga më të ndryshmet. Ajo ka shërbyer si qendër kulturë, por dhe si shtëpi për të pastrehët. Ndërsa me vitet ndërtesa u dëmtua dhe u la në mëshirë të fatit. Nga ana e tyre përfaqësues të kishës Ortodokse në qytetin e Fierit janë shprehur se nëse objekti do ishte kthyer si pronë e kishës së bashku me pjesën e varrezave ata do të kishin ndërhyre për riparim. 

Kisha e Shën Mëhillit, eshtrat dalin në sipërfaqe,

Shirat e ditëve të fundit e kanë bërë që mbetje kockore dhe eshtra të varrezave pranë kishës të dalin në sipërfaqe. Për problemin në fjalë jemi drejtuar pranë Bashkisë Patos.

All - Paragraf - 6

Mbetet për t’u parë nëse problemi do të marre një zgjidhje përfundimtare. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos