111-vjetori i Pavarësisë në Fier, atmosferë e vakët

Nga Çaku Tafa
28 Nëntor 2023, 10:39 | Aktualitet

111-vjetori i Pavarësisë në Fier, atmosferë e vakët

111-vjetori i Pavarësisë është festuar edhe në qytetin e Fierit. Ceremonia festive u zhvillua në monumentin e Pavarësisë ku u ngrit edhe flamuri kuqezi.

Autoritetet më të larta vendore kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në përkujtim të kësaj dite të shënuar për kombin shqiptar, ndërkohë që edhe këtë herë përfaqësuesit e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, atmosfera këtë herë ka qenë e vakët pasi aktivitetet në kuadër të kësaj dite janë kushtëzuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike, ndërkohë që prej ditësh të gjitha rrugët e qytetit janë veshur me dekorin kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos