15 kandidatë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, publikohet lista

Nga A2 CNN
19 Shtator 2024, 15:46 | Aktualitet

Pesëmbëdhjetë do të jenë kandidatët që do të garojnë mes tyre për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në garën që u hap zyrtarisht më 2 shtator pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, janë regjistruar disa emra të njohur si Shemsi Prençi, i cili ka një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu, duke drejtuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Po ashtu në garë janë edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda, apo kreu i Departamentit për Policinë Kriminale, Neritan Nallbati dhe kreu i Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Aplikimet për këtë pozicion janë mbyllur një ditë më parë dhe procesi do të vijojë me fazën e dytë, ku brenda një afati 10 ditor Komisioni i Posaçëm do të kryejë vlerësimin paraprak të çdo kandidati, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Komisioni do të organizojë edhe një seancë dëgjimore për secilin prej kandidatëve, e më pas do të marr vendimin për përjashtimin ose konfirmimin e tyre për në fazën finale të procesit.

LISTA:

·         Adriatik Tafçiu

·         Altin Mena

·         Ardian Çipa

·         Gentjan Shehaj

·         Hajrulla Xhivini

·         Ibrahim Disha

·         Idajet Faskaj

·         Ilir Proda

·         Lutfi Minxhozi

·         Neritan Nallbati

·         Pëllumb Seferi

·         Rebani Jaupi

·         Sami Rasha

·         Shemsi Prençi

·         Skënder Hita (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos