Pogradeci organizon festivalin e parë të peshkatarëve në vend

Nga Artin Halili
3 Gusht 2024, 14:49 | Aktualitet

Festivali i peshkatarëve ka ngritur siparin e tij të parë në qytetin e Pogradecit, me qëllimin për t’u kthyer në një aktivitet të përvitshëm, jo vetëm në Pogradec, por në të gjitha qytet e vendit që kanë traditë në gjuetinë e peshkut.

Në Pogradec në natën e parë të këtij festivali ishin përfaqësues peshkatarë nga Shkodra, Pogradeci dhe Prespa, të cilët sollën jo vetëm llojet e peshqve dhe mënyrat e gjuetisë, por edhe mënyrat e gatimit.

Pogradeci organizon festivalin e parë të peshkatarëve në

Dy prej peshkatarëve më të vjetër të Pogradecit, tregojnë mënyrën se si e bënin tavën e koranit në breg të liqenit.

Përveç fotove, shkëmbimit të eksperiencave mes profesionistëve dhe dashamirësve të peshkimit, festivali në tre netët e tij, parashikon edhe aktivitete argëtuese me artistë të ftuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos