Rama i jep kartën e autonomisë financiare Spitalit Memorial të Fierit

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 17:17 | Aktualitet

Rama i jep kartën e autonomisë financiare Spitalit Memorial të

Kryeministri Rama i dha Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, ndërsa 5 spitale të tjera morën kartën e autonomisë menaxheriale.

“Është një mundësi që të vlerësohen sipas punës dhe të vlerësohen sipas rezultateve në punë. Çka do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, jthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush  mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vetë. Sot ne kalojmë në fazën tjetër, nga autonomia menaxheriale e testuar me sukses këtu për një vit, në autonominë financiare. Autonimia menaxheriale tani do testohet në 5 spitale të tjera, 5 të tjerat do marrin pas një viti autonominë financiare”, deklaroi kryeministri.

Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera të vendit; Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Gliozheni”, Spitali Rajonal Korçë, Spitali Rajonal Elbasan, Spitali Rajonal Gjirokastër dhe Spitali Universitar i Traumës, morën kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat iu dorëzuan drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos