300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2026, 08:06 | Aktualitet

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i

Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale janë kryer që nga fillimi i këtij viti në spitalin Rajonal Memorial të Fierit. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, sipas të cilit të dhënat flasin për profesionalizmin e ekipit mjekësor dhe standardet e larta në shërbim të qytetarëve.

“Mirëmëngjes dhe nga Spitali Rajonal Memorial Fier, ku mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të vitit 2026 flasin për përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit mjekësor, me standarde të larta dhe teknologji moderne në shërbim të qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan Rama krahas fotove nga ekipi mjekësor.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos