10 vite më parë Klodiana Gjini dhe bashkëshorti i saj nuk e kishin menduar që fëmija i tyre do të ishte me talasemi.
Gjatë planifikimit të shtatzanisë të dy rezultuan mbartës të kësaj sëmundjeje, por mjeku thotë Klodiana, ishte shprehur se shanset për të lindur fëmijë talasemikë ishin të ulta . Në fakt rezultoi krejt e kundërta. Vajza e tyre 9-vjecare me talasemi ka nevojë periodike për transfuzion të gjaku.
Në ditën botërore të talasemisë, Klodiana ju bënë thirrje çifteve të reja të kryejnë të gjitha ekzaminimet dhe konsultimet e duhura para se të sjellin në jetë fëmijët.
350 pacientë ne vendin tonë janë me talasemi, një çrregullim i trashëguar i gjakut. Personat e lindur më këtë sëmundje kanë nevojë gjatë gjithë jetës për transfuzion gjaku.
Dy vitet e fundit nuk ka patur humbje jete dhe as lindje të reja me këtë çrregullim. Ndërsa pacientët e sëmurë kanë nevojë të vazhdueshme për gjak.
E njohur ndryshe si anemia mesdhetare, kjo sëmundje gjenetike është e përhapur në popullatën e Mesdheut dhe e zakonshme në zonat kënetore.
Sipas gjenetikës nëse të dy prindërit janë mbartës të talasemisë, pa shenja të sëmundjes, lindin fëmijë talasemikë. Mundësia për të lindur një fëmijë të shëndetshëm është vetëm një e katërta ose 25%. (A2 Televizion)