Sapo ka përfunduar në Shkodër mbledhja e Task Forcës për krimet zgjedhore, ku ka marrë pjesë kreui SPAK, Altin Dumani, kreu i prokurorisë së qarkut verior, drejtori i policisë së qarkut dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve ligjzbatuese.
Kreu i SPAK sipas burimeve ka vënë theksin tek zbulimi i krimeve zgjedhore. Dumani deklaroi se SPAK ka procedime konkrete dhe se është lidhur me krimet zgjedhore dhe se pritshmëritë janë të mëdha.
Bëhet me dije se Dumani ka kërkuar që në rastet kur ka akuza apo deklarata publike për shitblerje vote personat që bëjnë këto akuza të thirren për të bërë kallëzim në polici dhe prokurori dhe të mos neglizhohen si raste.
A2 CNN mëson se kreu i SPAK kërkoi që policia dhe prokuroria të jenë sa më vigjilente lidhur me krimet zgjedhore në këto ditë të fundit të fushatës elektorale.
Po ashtu kreu i SPAK ka vlerësuar punën e policisë dhe prokurorisë Shkodër duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha strukturat ligjzbatuese. (A2 Televizion)