6 të lënduar nga fishekzjarrët në Durrës

Nga A2 CNN
1 Janar 2025, 13:45 | Aktualitet

6 të lënduar nga fishekzjarrët në Durrës

Natën e ndërrimit të viteve 6 persona janë lënduar lehtë si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve.

Sipas bluve të qytetit, të dëmtuarit janë kryesisht të rinj, të cilët janë paraqitur për ndihmë mjekësore pas mesnatës në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit.

Atmosfera festive shoqëruar me hedhjen e fishekzjarrëve ka nisur që pasditen e djeshme dhe ka vijuar deri në orët e para të vitit të ri.

Ndërkohë në Maternitetit e Durrës nuk është regjistruar asnjë lindje në këtë ditë të parë te vitit.

Qytetarët po shfrytëzojnë ditën e me diell dhe temperaturat e larta për xhiro dhe pushim pas momenteve festive të kaluara në familjet e tyre apo në restorantet e qytetit bregdetar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos