Ndërrimi i viteve në Korçë e Pogradec, turistët e huaj të shumtë në numër

Nga Artin Halili
1 Janar 2025, 11:55 | Aktualitet

Ndërrimi i viteve në Korçë e Pogradec, turistët e

Edhe për këtë vit Korça e Pogradeci ishin qytetet që ka tërhequr shumë turistë vendas e të huaj. Ata i janë bashkuar qytetarëve vendas momentin e ndërrimit të viteve duke uruar njeri-tjetrit vitin e ri 2025.

Turistët nga vende të ndryshme të Europës dhe jo vetëm që kishin zgjedhur këto qytet për të kaluar festat janë shprehur se atmosfera festive i ka bindur për t'u rikthyer përsëri vitin që vjen.

Natën e ndërrimit të viteve bashkitë  Korçë dhe Pogradec e kanë bërë edhe më elektrizuese atmosferën me spektaklin e dhuruar nga fishekzjarrët e hedhura e që janë ndjekur nga mijëra qytetarë në sheshe.

Ndërkohë paraditen e këtij 1 janari në maternitetin e Korçës kanë lindur 2 fëmijë, një vajzë e një djalë të cilët gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa nuk ka pasur të lënduar nga mjetet piroteknike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos