Efekt i të nxehtit, shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 14:31 | Aktualitet

Temperaturat e larta të ditëve të fundit, përveç të tjera kanë shtuar ndjeshëm rrezikun dhe rastet e kafshimeve dhe pickimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë. Në spitalin e Fierit, ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm pacientët që janë paraqitur për ndihmë mjekësore si pasojë e intoksikimeve nga pickimet dhe kafshimet.

“Temperaturat e larta të ditëve të fundit e kanë favorizuar shumë zhvillimin dhe intoksimin ga kafshimet, nga zvarranikët, insektet, kryesisht gjatë punëve bujqësore”, thotë Lulzim Banushaj, mjek toksikolog, Spitali i fierit. “Helmet janë bërë më të koncentruara nga vapa dhe kemi qenë të detyruar që t’i shtrojmë në spital për t’u dhënë ndihmë sepse gjendja e pacientëve të paraqitur ka qenë e rënduar”.

Sipas mjekut, në këto ditë të nxehta të riskuar janë edhe përdoruesit e alkoolit dhe veçanërisht ato që marrin lëndë narkotike.

Mjeku këshillon se personat që pickohen ose kafshohen nga insektet e ndryshme duhet të kërkojnë ndihmën e specializuar mjekësore pasi koha e veprimet të helmeve që mund të japë nga alergjitë e forta e deri tek intoksikimet serioze, janë të paparashikueshme në këto ditë të nxehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos