A duhet të kërkojmë pagën në një intervistë pune? Ekspertet tregojnë sekretet si të bëni përshtypje te punëdhënësi

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 12:38 | Aktualitet

Si duhet të qasemi në një intervistë pune? Çfarë duhet të veshim, apo të pyesim? Këtyre pyetjeve u dhanë përgjigje në “Dita Jonë” dy ekspertet e punësimit, Helena Halilaj dhe Eljana Mete. Për këtë të fundit vërtetësia e informacionit, gjuha e trupit, qëndrimi dhe veshja janë të rëndësishme në një intervistë pune.

“CV nuk janë edhe aq mirë të përgatitura, nuk vendosen gjuhët e huaja dhe trajnimet. Për këtë janë këshillimet e karrierës. Vërtetësia është shumë e rëndësishme. Së pari duhet të informohesh për kompaninë. Së dyti gjuha e trupit, duhet të informohen shumë për “body language”. Sipas studimeve vetëm 7% është e rëndësishme në atë që aplikanti thotë, pjesa tjetër është mënyra si hyn në derë, mënyra si shtrëngon dorën, mënyra si qëndron në karrige”, thotë ekspertja Metaj.

Ndërsa Halilaj përjashton takat e larta gjatë një interviste pune te vajzat, ndërsa përmend në A2 CNN rastet e ekzagjeruara.

“Ka disa kompani që janë shumë sport. Ka raste që vajzat janë tepër të kuruara. Më shumë sesa duhet. Nuk mund të shkosh në një intervistë pune me taka të larta. Takat e larta janë të përjashtuara. Nuk duhet të bëjnë gabim që të bëjnë përshkrime të detajuara në CV.ka raste të ekzagjerimit të thonjve dhe qerpikëve. Ka ratse q ëvijnë me veshje klubi që nuk të japin komoditetine punës dhe impakti i parë me punëdhënësin është shumë i rëndësishëm”.

Por a duhet të pyesim për pagën gjatë një interviste pune? Ekspertja Halilaj shprehet se duhet të pyesim për rrogën pasi ka patur shumë raste abuzimi me kontratat.

"Pas prezantimit është pjesa e pagesës, por një pjesë e mirë e shqiptarëve nga frika se nuk e fitojnë një vend pune, shumë herë nuk pyesin për shpërblimet. Flas për administratën private. Ka raste nëse ka një abuzim të frikshëm me kontratat. Tani ka një lloj ndërgjegjësimi, por ka të bëjë me kontratat. Ka pasur raste që nuk janë bërë pagesat e siguracioneve dhe i kanë nxjerrë në rrugë në mënyrën më të shëmtuar dhe aspak ligjore. Ky ka qenë shqetësim i madh në formulimin e kontratave. Edhe punëmarrësi duhet të kuptojë  që ka përgjegjësi në një kompani.  Duhet të kërkojmë dhe të pyesim për rrogën t’i shkon për t’u paguar nuk je vullnetar. Por duhet përjashtuar pjesa emocionale”, u shpreh për A2 CNN.

Pyetja për pagën për eksperten Metaj duhet bërë me shumë profesionalizëm.

Për pedagogen Halilaj, nepotizmi është shumë i pranishëm në vendin tonë jo vetëm në institucionet shtetërore por edhe private.

“Rezistenca dhe qëndrueshmëria nuk është dominues për një punë tjetër më të mirë. Europianët e kanë të natyrshme që për 5 vite të qëndrojnë në një vend pune dhe pastaj të lëvizin. Dëshpërimisht në Shqipëri nepotizmi dhe rrjetëzimi në institucionet shtetërore dhe private është publik. Nuk konsultohen se cilat janë elementët dominues për të fituar”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos