Bien shkëmbinj pas borës në Maliq, rrugë të bllokuara dhe probleme me qarkullimin

Nga Artin Halili
15 Janar 2025, 13:28 | Aktualitet

Bien shkëmbinj pas borës në Maliq, rrugë të bllokuara

Prej dy ditësh rruga e fshatit Senisht, që lidh këtë zonë me qendrën administrative të Gorës, vazhdon të jetë e bllokuar për shkak te rënies së shkëmbinjve pas reshjeve të dendura të dëborës. Banorët janë detyruar të lëvizin vetëm në këmbë, pasi qarkullimi me mjete është i pamundur.

Bien shkëmbinj pas borës në Maliq, rrugë të bllokuara

Bashkia e Maliqit ka nisur punën për hapjen e një segmenti alternativ, për të krijuar mundësi banorëve të përdorin mjetet e tyre, por deri tani situata mbetet e vështirë.

Bien shkëmbinj pas borës në Maliq, rrugë të bllokuara

Probleme janë raportuar edhe në rrugën e fshatit Dushar, ku qarkullimi është pjesërisht i vështirësuar. Po punohet  për normalizimin e situatës se krijuar.

Bien shkëmbinj pas borës në Maliq, rrugë të bllokuara (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos