Marrëveshja për energjinë, Meloni entuziaste: Linja nënujore me Shqipërinë hap konkret drejt një ndërlidhje globale

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 10:24 | Aktualitet

Marrëveshja për energjinë, Meloni entuziaste: Linja nënujore

Nga samiti në Abu Dhabi ku do të nënshkruhet edhe marrëveshja trepalëshe mes vendit mikpritës, Shqipërisë dhe Italisë për prodhimin e energjisë së gjelbër, kryeministrja Giorgia Meloni u shpreh entuziazmin për këtë projekt që do t’i hapë rrugë ndërlidhjes së re nënujore të Adriatikut.

“Kjo nismë është një hap konkret drejt një ndërlidhje globale nga Azia në Gji, nga Afrika e Veriut në Europë, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme”, tha Meloni.

Meloni shtoi se falë këtij projekti, një pjesë e energjisë së gjelbër që do të prodhohet në Shqipëri do të eksportohet drejt Italisë përmes kabllove nënujore.

“Jam jashtë mase e gëzuar ashtu siç e shpalli dhe Edi më parë që të nënshkruaj kuadrin e partneritetit strategjik për të nisur një projekt po aq ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut. Lartmadhëria e tij presidentin e Abu Dhabit, Sheik Muhamed bin Zayed dhe kryeministri Edi Rama, dy miq të mirë të mi dhe miq të mirë të Italisë do të marrin pjesë në  nënshkrimin e një angazhim jashtë mase të rëndësishëm për të zbatuar një ndërlidhje të re energjetike për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për eksportimin e një pjese të kësaj energjie në Itali përmes një kabulli nënujor përgjatë detit Adriatik. Besojmë fort te ky projekt që përfshinë tre qeveritë tona dhe operatorët tonë private dhe rregullatorët e tregjeve energjetike.”

Ajo po ashtu vendosi theksin te lidhja e fortë e Italisë me Ballkanin Perëndimor dhe për këtë ju referua miqësisë së saj me kryeministrin Edi Rama.

“Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me vendet e Ballkanit Perëndimor siç tregon edhe miqësia ime me kryeministrin Edi Rama. Dhe përgjatë kohës ka sjellë kështu si rezultat projektet në infrastrukturën energjetike. I referohem këtu ndërlidhje energjetike për 430 km përgjatë Adriatikut që lidh Italinë me Malin e Zi dhe me rajonin e Ballkanit që është një infrastrukture energjetike që synojmë ta forcojmë e ta bëjmë edhe më efikase dhe konkurruese. Dhe synojmë të ecim në këtë drejtim ndaj  E dimë që jetojmë në një e[okë posaçërisht komplekse, shënjuar nga transformime vërtet të forta. Tashme kemi një zgjedhje për të bërë ose mund të vuajmë nga këto transformime duke qëndruar pa bërë asgjë apo mund ti interpretojmë ato si mundësi. Besoj fort që duhet të zgjedhim të dytën dhe ta ndjekim me kurajë dhe vizion pa asnjë frikë.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos