Çadrat me vete! Rrebeshe gjatë gjithë ditës

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 07:19 | Aktualitet

Rrebeshet do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës së sotme në zonat veriore e veriperëndimore, aty ku një ditë më parë ka patur përmbytje të përkohshme. Kështu raportoi në Dita Jonë meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, sipas të cilës reshjet do të jenë të përqendruara në zonat veriore e veriperëndimore dhe juglindore.

“Në mesditë kemi intensifikim të reshjeve në të gjithë veriun dhe në zonat jugore e juglindore. Pas mesditës kemi reshje në të gjithë territorin shqiptar. Rrebeshe më të rralla në zonat qendrore gjatë pjesës së dytë të ditës”, paralajmëroi meteorologia e A2.

Sipas saj termometri do të shënojë një rritje të lehtë, ndërsa era do të jetë me shpejtësi mesatare.

“Rritje e lehtë e termometrit në mesditë 9 gradë-29 gradë. Era do të jetë me shpejtësi mesatare me drejtim jugor duke sjellë masa ajrore të ngrohta dhe lagështirë që sjellin rrebeshe”, raportoi meteorologia Porja, e cila këshillon mbajtjen e çadrave me vete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos