
Punimet për aksin e ri rrugor Berat-Ballaban-Këlcyrë janë drejt përfundimit. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama. Në një postim me video nga ky aks kreu i qeverisë thekson se ky aks do të shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat-Ballaban-Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
(A2 Televizion)