Aksidenti shkakton radhë kilometrike në Lushnje-Fier

Nga A2 CNN
6 Korrik 2024, 12:17 | Aktualitet

Radhë kilometrike në autostradën Lushnje Fier. Shkak përplasja e tre mjeteve në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.

Nga aksidenti ku janë përfshirë tre mjete janë lënduar disa persona që janë dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes për mjekim.

Policia në vendngjarje po dokumenton ngjarjen ndërsa është duke disiplinuar trafikun. Trafik i rënduar për disa kilometra deri në afërsi të Savrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos