
Forcat e IMT-së dhe Policia Bashkiake kanë vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Këtë mëngjes ato janë përqendruar në aksin Transballkanik.
A2 CNN raporton se deri më tani, janë prishur në total 251 objekte, ndërsa janë evidentuar edhe 120 të tjera që pritet të prishen në vijim.
(A2 Televizion)