AKU bllokon dy ngarkesa misri nga Serbia, konfirmohet prania e Aflatoksinës B1

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 21:22 | Aktualitet

AKU bllokon dy ngarkesa misri nga Serbia, konfirmohet prania e Aflatoksinës

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar zyrtarisht se ka konstatuar prani të Aflatoksinës B1 në dy ngarkesa me misër për ushqim kafshësh me origjinë nga Serbia, gjatë kontrollit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Han të Hotit. Sipas AKU-së, mostrat janë marrë në zbatim të Planit Vjetor të Kontrollit dhe, pas analizave laboratorike, është konfirmuar ndotja me këtë substancë të rrezikshme, shkruan A2 CNN.

Institucioni bën me dije se njëra prej ngarkesave është kthyer menjëherë në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit, me destinacion përfundimtar asgjësimin.

AKU siguron publikun se çdo produkt ushqimor që importohet në vend i nënshtrohet kontrolleve të rrepta, në mënyrë që të garantohet siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos