Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 12:31 | Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

Në Presidencë u hodh këtë të mërkurë shorti për përzgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.

Mandati i anëtarëve të rinj të KED do të zgjasë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, ndera kryetar i institucionit u zgjodh Ilir Panda, i cili është edhe përfaqësues i Gjykatës së Lartë, sipas parashikimeve ligjore.

Shorti u mbikëqyr nga Presidenti Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit, Erinda Balanca.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, organ kolegjial me mandat njëvjeçar, ka si detyrë kryesore vlerësimin profesional dhe moral të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Përbërja e KED 2026 është si vijon:

·         Gjykata Kushtetuese: Fiona Papajorgji dhe Marjana Senini; zëvendësues Gent Ibrahimi

·         Gjykata e Lartë: Ilir Panda (kryetar), me zëvendësues Medi Bici

·         Prokuroria e Përgjithshme: Alfred Progonati; zëvendësuese Anila Leka

·         Gjykatat e Apelit: Ornela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi; zëvendësuese Selvie Gjoçaj

·         Prokuroritë e Apelit (juridiksioni i përgjithshëm): Altin Binaj dhe Afërdita Ndoji; zëvendësues Arben Qosja

·         Gjykatat Administrative: Klodiana Veizi; zëvendësues Bezart Kaçkini (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos