Qeveria merr vendim, Xheni Beqaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 18:16 | Aktualitet

Qeveria merr vendim, Xheni Beqaj emërohet drejtor i Përgjithshëm

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Xheni Beqaj në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, shkruan A2 CNN.

Njoftimi:

V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË BREGDETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 10/1, të kreut III, të vendimit nr.569, datë 17.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kompetencave, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Xheni Beqaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos