Zgjedhja e pasuesit të Dumanit, ambasadori gjerman kërkon transparencë nga KLP

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 23:15 | Aktualitet

Zgjedhja e pasuesit të Dumanit, ambasadori gjerman kërkon

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, zhvilloi të mërkurën një takim me kryetaren dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku në nënvizoi rëndësinë e përzgjedhjes së pasuesit të Altin Dumanit në krye të SPAK.

“Nën drejtimin e Altin Dumanit SPAK ka arritur suksese jashtëzakonisht të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit të të gjitha niveleve dhe krimit të organizuar. Është e rëndësishme që të vazhdojë të mbahet ky kurs. Ne kemi besim, se zgjedhja e ardhshme do të zhvillohet në mënyrë transparente dhe se çdo anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të orientohet në vendimin e tij vetëm prej përgatitjes profesionale të kandidatëve dhe integritetit të tyre të padiskutueshëm”, është shprehur ambasadori gjerman, shkruan A2 CNN.

KLP do të mblidhet më 11 dhjetor për të intervistuar 4 kandidatët, mes të cilëve do të zgjedhe kreun e ri të SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos