“Albanian Roots”, Nju Jorku kuqezi, marshojnë shqiptarët

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 18:31 | Aktualitet

Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një nga zonat më në zë të këtij qyteti.

Mijëra shqiptarë, të vegjël e të mëdhenj, me tupanë e cyrle marshuan përgjatë Central Park në Ëest Manhattan, duke sjellë për të disa orë një shije shqiptare në qendrën e Amerikës.

Edhe këtë vit parada u organizua nga “Albanian Roots”, me të përhershmin Marko Kepi që mbajti dhe fjalën përshëndetëse.

Përpara paradës, kreu i bashkisë së Nju Jorkut organizoi një pritje për komunitetin shqiptar në banesën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos