Breshëri dëmton vreshta e ullishte, banorët e tre fshatrave në Mallakastër: Puna e një viti u shkatërrua

Nga A2 CNN
21 Qershor 2025, 17:22 | Aktualitet

Edhe pse temperaturat e nxehta kanë pushtuar kudo vendin, ka mjaftuar një stuhi breshëri për të çuar dëm punën e 400 fermerëve të tre fshatrave Gjerbës , Selitë dhe Kapaj, në Mallakastër.

Banorët e dëmtuar tregojnë pasojat teksa theksojnë se kryesisht janë dëmtuar vreshtat dhe ullishtet.

Në këto kushte fermerët kërkojnë njëzëri ndihmë nga shteti për të përballuat dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore edhe pse deri më sot nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë.

Stuhia e breshrit nuk kurseu asnjë kulturë të mbjellë përfshirë qepë, patate, misër, grurë, duke u shkaktuar fermerëve humbje të mëdha financiare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos