
Foto ilustruese
Fakulteti Bujqësor në Universitetin "Fan Noli" të Korçës që këtë vit është një ndër tri fakultetet që përmbushi plotësisht kuotat, pritet së shpejti t’u vijë në ndihmë edhe fermerëve të gjithë zonës së juglindjes me ofrimin e disa analizave specifike të tokës dhe bimëve.
Dekani i këtij fakulteti shpjegon lehtësirat që ky fakultet do t'u sjellë fermerëve. Dekani i Fakultetit Bujqësor shpreson që t’u vijë në ndihmë fermerëve edhe me uljen e numrit të trajtimeve ndaj kulturave bujqësore.
Mungesa e orientimit të fermerëve mbi mbjelljen e kulturave bujqësore, si dhe kostot e larta të shërbimeve janë faktorët kryesorë të problematikave në bujqësi. (A2 Televizion)