Kërkohen kuota shtesë, Fakulteti i Bujqësisë në Korçë ndër më të preferuarit

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 12:52 | Sociale
Kërkohen kuota shtesë, Fakulteti i Bujqësisë në

Pas thuasje 15 vitesh që shënonte numër të ulët studentësh dhe që diskutohej çdo vit akademik për të pezulluar programet, këtë vit fakulteti bujqësor në Universitetin e Korçës, jo vetëm që ka plotësuar kuotat, por kërkesat po rezultojnë edhe më të larta.

Por cilat janë arsyet sipas dekanit të fakultetit bujqësor, për këto prurje të studentëve?

Ajo që pritej të ishte shtysë për regjistrimin e studentëve të rinj, që është mbështetja financiare më vlerën e pagës minimale në vend, duket se nuk ka funksionuar në regjistrimet e fakultetit bujqësor në Korçë, pasi sipas dekanit këtë mbështetje nuk do ta marrin të gjithë dhe ende nuk dihet se sa studentë mund ta përfitojnë.

Këtë fakt e konfirmon edhe një prej studentëve që specializimin e tij në fushat e bujqësisë e shikon si me perspektivë për të ardhmen e tij.

Këtë vit akademik, universiteti “Fan Noli” në Korçë, regjistroi 530 studentë të rinj, shifër kjo 6 për qind më e lartë se viti i mëparshëm akademik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos