Anija 90-vjeçare e Marinës Italiane mbërrin në Durrës

Nga Elitjona Doko
31 Korrik 2024, 14:41 | Aktualitet

Është ankoruar në Portin e Durrësit për një vizitë tre ditore anija shkollë e Marinës Italiane “Palinuro”, e hapur për vizitorët kureshtarë.

Pagëzuar me emrin e lundruesit të famshëm të anijes Eneas (të flotës së Trojës), “Palinuro” është mëshirimi i një naviguesi të sprovuar të deteve me mbi 90 vite aktive në lundrim.

Palinuro u lançua në 1934 në Nantë, (Francë) dhe fillimisht mbajti emrin “The Commandant Louis Richard”. Në fillesat e saj kishte tre direkë me vela të përparme dhe të pasme dhe lundronte në oqeanin Atlantik duke kryer shkëmbime tregtare mes Francës dhe Amerikës Veriore. Anija u ble nga Marina në Italiane në vitin 1950.

“Palinuro” ju nënshtrua një rindërtimi radikal në kantierin e “La Spezia”, i cili e transformoi atë në një anije shkollë për kadetët e rinj dhe vullnetarët e Kolegjit për Oficerëve të Marinës Italiane. Në vitin 1955 morri emrin që mban edhe sot.

“Palinuro” ka një gjatësi prej 74m, gjerësi 14m dhe 4,80m zhytje. Ekuipazhi i saj përbëhet nga 6 oficerë dhe 54 kadetë. Velat në tre direkët e saj arrijnë deri në 1000m.

Prej vitit 1996, “Palinuro” ka marrë pjesë në një sërë garash për anijet me vela si pjesë e programit të saj të trajnimit. Motoja e anijes është “Faventibus Ventis”, që do të thotë "Erëra  të favorshme”, një ogur i mirë për ekuipazhin e kësaj  anije përgjatë lundrimeve të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos