Ankohen institucionet e pavarura, SHBA-BE, Kuvendit: Respektoni Kushtetuesen dhe pavarësinë e drejtësisë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2024, 20:03 | Aktualitet

Garancia e Kryetares së Kuvendit ishte e pamjaftueshme për ndërkombëtarët. Njëzëri ambasada e SHBA, BE dhe Britania e Madhe ja thanë në sy Elisa Spiropalit dhe politikës në Kuvend që pavarësia e drejtësisë nuk duhet të cënohet.

“Ne mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura”,

Pasi një ditë më parë ja bëri të qartë mazhorancës se nuk duhet të “shkelë” te drejtësia, ambasadori i BE Silvio Gonzato shprehu pakënaqësitë për injorimin që PS i bëri Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur kolegen Olta Xhaçka.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik”, tha diplomati, raporton A2.

SPAK-u dhe KLP-ja heshtën në takimin e kryeparlamentares Spiropali me institucionet e pavarura, por drejtuesit e KLSH, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KLGJ nuk e fshehën skepticizmin për superkomisionin e FatmirXhafajt.

Përvec “frikës” për nismat e qeverisë, kërkesa periodike e tyre për më shumë para morën përgjigje nga socialistja Mimi Kodheli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos